Lajme

Mungesë e mësuesve: Berna nis kurset 6 mujore për aftësimin e mësuesve të huaj

“Këta njerëz tashmë kanë kualifikimin e duhur si mësues, , shkruan srf.ch. Me këtë kurs ata mund të mësojnë gjërat më të rëndësishme dhe të mbështesin shkollat”

Universiteti i Edukimit të Mësuesve në Bernë ka nisur një kurs gjashtëmujor për të përgatitur mësuesit për punë me klasën.

Kjo është një përpjekje për të ndihmuar mësuesit me kualifikime të huaja të zbatojnë aftësitë e tyre dhe të plotësojnë mungesat e mësuesve në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Ideja lindi pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, sepse në mesin e refugjatëve ka mjaft mësues të kualifikuar. Yves Brechbühler, zëdhënës i Drejtorisë Arsimore të Bernës, sheh shumë përparësi te njerëzit me një diplomë të huaj mësimore: “Këta njerëz tashmë kanë kualifikimin e duhur si mësues, , shkruan srf.ch. Me këtë kurs ata mund të mësojnë gjërat më të rëndësishme dhe të mbështesin shkollat”.

Kursi ofron aktualisht 16 vende trajnimi – kërkesa është dukshëm më e lartë: rreth njëqind të interesuar janë regjistruar.

Mjafton një diplomë e njohjes së gjermanishtes me nivelin B2

Parakusht për pranim në kurs është diploma e gjuhës gjermane me nivelin B2, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë të jesh në gjendje për të udhëhequr biseda spontane për tema të ndryshme.

Lëvizja ka shkaktuar debat rreth nivelit të kriterit të gjuhës për të dhënë mësim në shkollat zvicerane.