Lajme
Zvicra porosit 5.3 milionë vaksina nga kompania britanike AstraZeneca
Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse përdorimi i kësaj vaksine do të jetësohet ose jo
Qeveria Federale e Zvicrës po vazhdon përpjekjet e saj për të siguruar vaksinën kundër Covid-19 dhe tani ajo po porosit deri në 5.3 milion doza vaksinash nga kompania britanike AstraZeneca, shkruan SDA.
Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse përdorimi i kësaj vaksine do të jetësohet ose jo.
Duke porositur vaksinën, Zvicra mund të marrë pjesë në marrëveshjen midis Komisionit Evropian dhe AstraZeneca, ka njoftuar të premten Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
Në muajin gusht të këtij viti, Qeveria Federale pati nënshkruar një kontratë me kompaninë amerikane “Moderna” për 4.5 milion doza vaksinash, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, Zvicra ka pjesëmarrje në iniciativën ndërkombëtare COVAX për të prokuruar vaksina që do të mjaftojnë për deri në 20 për qind të popullsisë.
BAG po ndjek disa strategji për prokurimin e vaksinave, ka shpjeguar Zyra Federale në fillim të Tetorit: së pari, prokurimi i drejtpërdrejtë nga sektori privat, së dyti, kontakti i ngushtë me BE dhe vendet fqinje, dhe së treti, një angazhim i fortë në nivelin multilateral.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën














