Lajme
Zvicra pritet ta bëjë përndjekjen për “vepër të veçantë penale”
Dhoma e Përfaqësuesve e Zvicrës votoi në favor të ndryshimit të ligjit për ta bërë përndjekjen një vepre të veçantë penale.
Qëllimi i projektligjit, i cili u miratua me 151 vota, kundër 29 dhe nëntë abstenime, është të mbrojë më mirë viktimat e përndjekjes teksa tani do të shkojë në Senat, transmeton albinfo.ch.
Një dekret për veprën e re të përndjekjes është hartuar nga Komisioni i çështjeve ligjore. Sipas draftit, kushdo që ndjek me këmbëngulje, ngacmon ose kërcënon dikë dhe në këtë mënyrë i kufizon lirinë për të jetuar jetën e tij, mund të dënohet me një dënim deri në tre vjet burgim ose me gjobë.
Një mocion nga radhët e Partisë Popullore Zvicerane të krahut të djathtë për të mos votuar pro projektligjit nuk mori shumicën, raporton swissinfo.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve Që nga fundi i vitit 2025, Swiss Federal Railways ka lejuar pasagjerët të rezervojnë paraprakisht ulëset... -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët -
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ













