Jeta në Zvicër
Zvicra, rol qendror në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Presidenti Burkhalter në asamblenë e përgjithshme përfaqëson edhe OSBE-në, shef i të cilës është gjatë këtij mandati
Zvicra, ashtu si asnjë shtet tjetër është treguar më se aktive gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që po zhvillohen këto ditë. Asnjë shtet nuk ka marrë më shumë iniciativa gjatë këtyre punimeve sa Zvicra, e përfaqësuar këtu nga presidenti i Federatës njëherësh ministër i jashtëm, Didier Burkhalter.
I pari i Zvicrës në asamblenë e përgjithshme përfaqëson edhe OSBE-në, shef i të cilës është gjatë mandatit të udhëheqjes së kësaj organizate që aktualisht e ushtron Zvicra.
Burkhalter është angazhuar për të drejtën e njeriut për të pasur qasje në ujë, pastaj për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton srf.ch. Gjithashtu ai është treguar shumë aktiv në përpjekjet për heqjen e dënimit me vdekje, në zgjidhjen e problemit të Ukrainës, në kufizimin e të drejtës së vetos dhe në përforcimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve Akomodimi për azilkërkuesit në Kleinhüningen, Bazel, ka shkaktuar kritika. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre pranë... -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë -
Zvicra rishqyrton kërkesën për riatdhesimin e një luftëtari të ISIS-it










