Shkurt.ch
Zvicra rrit eksportet ushtarake
Më së shumti armatime dhe pajisje ushtarake nga Zvicra kanë blerë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat marrin një të tretën
Zvicra ka shtuar tregtinë me armë në vitin 2010 për 10 për qind krahasuar me një vit më parë. Kështu, gjatë vitit të kaluar eksportet me armët zvicerane kanë sjellë 327 milionë franga, ka njoftuar Administrata federale e doganave.
Më së shumti armatime dhe pajisje ushtarake nga Zvicra kanë blerë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat marrin një të tretën e gjithë eksporteve zvicerane të armatimit. Ky shtet vetëm një vit më parë kishte një pjesë të parëndësishme në eksportin në fjalë.
Pas Emirateve, në vendin e dytë vijnë Gjermania dhe Belgjika.
Ndërkaq ditë më parë mediet kanë raportuar për materialin luftarak të Zvicrës që ishte parë në duart e rebelëve libianë, në luftimet kundër diktatorit Gadafi. Armatimi zviceran në Libi kishte shkruar përmes Katarit, i cili ua kishte dorëzuar atë luftëtarëve në fjalë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant












