Sport
Zvicra, rrugë e gjatë për në Brazil
Kombëtares zvicerane i është dashur të priste minutën e 66-të të ndeshjes për të shënuar një gol kundër Islandës. Golin e dytë e shënoi Gavranovic, të cilit ia përgatiti Xhaka.
Futbollistët e Islandës rrezikuan disa herë portën e helvetikëve, por nuk arritën të shënojnë asnjë gol.
Me fitoren në Islandë, Zvicra pa asnjë humbje ka përfunduar garat e para eliminatore për Kampionatin Botëror “Brazili 2014”, duke shënuar rekord në serinë e fitoreve me 10 pikë në katër ndeshje.
“Tani ne kemi një pozitë të mirë në fillim të Kampionatit Botëror”, tha pas ndeshjes kundër Islandës trajneri i kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld.
Gjithashtu në mesin e lojtarëve nuk është parë me eufori përfundimi i parë i ndheshjeve kualifikuese.
“Ne nuk duhet të ekzagjerojmë”, paralajmëron Tranquillo Barnetta, i cili me golin e tij mbrëmë kundër Islandës i hapi rrugën drejt fitores kombëtares zvicerane.
“Është e qartë se Brazili është qëllimi. Ne jemi në rrugë të mirë, kanë vetëm tre pikë më pak norvegjezët. Megjithatë, kjo është mirë që ne jemi në krye të tabelës”, tha Xherdan Shaqiri.
Mario Gavranovic, me katër gola në pesë ndeshje, pas fitores kundër Islandës tha se me lojën e tij ia ka vështirësuar punën trajnerit.
“Unë mendoj se tani ai duhet të mendojë dy herë për cilin do vendosë të luajë në ndeshjen e ardhshme”, tha Gavranoviq.
Zvicra ishte favorit në fillimin e këtyre eliminatoreve si skuadra kryesore për të siguruar direkt biletën për në Brazil në grupin E.
Zviceranët fituan 2-0 në Islandë. Në minutën e 66-të Barneta ka shënuar golin e avantazhit, përpara se Gavranovic të shënojë dhe të dytin në fundin e lojës, duke iu siguruar zviceranëve të ngjiten kështu në kuotën e 10 pikëve.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër












