Shkurt.ch
Zvicra sensibilizon Bashkësinë Ndërkombëtare mbi rëndësinë e ujit për paqen dhe sigurinë
“Uji duhet të jetë një instrument i paqes dhe bashkëpunimit”, ka thënë sot ministri i jashtëm i Zvicrës Didier Burkhalter në Nju Jork me rastin e prezantimit të “diplomacisë së kaltër” të Zvicrës. synim i kësaj iniciative është ngritja e shkallës së vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare për temën e ujit, paqes dhe sigurisë
Uji është i domosdoshëm për shëndetin publik, bujqësinë, sigurinë e ushqimit, prodhimin e energjisë dhe për industrinë. Uji pra është një resurs i pazëvendësueshëm për jetën por nuk është burim i pashtershëm. Nëqoftëse shfrytëzimi i ujit do të vazhdojë të rritet me ritmin që është rritur gjatë shekullit të 20-të – nëntëfishim i përdorimit të ujit në krahasim me katërfishimin e numrit të njerëzve në botë, deficiti i ujit në gjithë botën gjatë viteve të ardhshme do të rritet për 40%, thuhet në një komunikatë të EDA-s. Dhe kjo do të ketë pasoja konkrete. Në rast se nuk do të ndërmerret asgjë, përplasjet regjionale që lidhen me mungesën e ujit, si ato në Azinë Qendrore, mund të shndërrohen në konflikte të hapura, shkruan albinfo.ch. Ose, mund të ndodhe që në kryeqytetin e Jemenit, në Sanaa, pas dhjetë viteve të mos ketë më ujë.
Zvicra dëshiron të japë kontributin e saj për ndryshimin e trendit të përmendur. Për këtë arsye ajo në nëntor 2015 së bashku me 14 shtete tjera ka lancuar një panel global për ujin dhe paqen. Paneli është marrë me tri tema kryesore: Financimi i infrastrukturës së ujit, mbrojtja e ujit nga konfliktet e armatorura dhe konflikteve në mes të fushave të veçanta të përdorimit të ujit.
Në Nju Jork, ministri i jashtëm i Zvicrës ka përshëndetur organizimin e këtij aktiviteti mbi rëndësinë e ujit për sigurinë. Ai ka theksuar se Zvicra është e vendosur që ta promovojë në mënyrë aktive ujin si instrument të qëndrueshëm të bashkëpunimit dhe paqes.
Paneli i themeluar në Gjenevë, i cili në pranverën e vitit 2016 është pasuruar përmes një “Grupi miqsh” që i janë bashkuar nga përfaqësues të rreth 40 shteteve, në vitin 2017 do të prezantojë një sërë rekomandimesh.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord











