Shkurt.ch
Zvicra, sërish me pasurinë më të madhe për kokë banori në botë
Vitin e kaluar (2012) pasuria bruto për kokë banori në Zvicër ka shënuar një rritje për 6.2 për qind. Ajo është 141.890 euro ose 174.890 franga
Në një krahasim global Zvicra vazhdon të mbajë vendin e parë në ranglistën e vendeve më të pasura në botë, e ndjekur nga SHBA dhe Japonia.
Vitin e kaluar (2012) pasuria bruto për kokë banori në Zvicër ka shënuar një rritje për 6.2 për qind në krahasim me një vit më parë. Ajo është 141.890 euro ose 174.890 franga.
Por, sikur pasurinë, zviceranët e kanë edhe borxhin më të madh privat në botë. I ndarë për kokë banori ai është 94.000 franga.
Shtimi i pasurisë neto të ekonomive familjare të Zvicrës ka qenë madje 7.4 më i madh se në vitin paraprak. Kjo rritje e madhe është shënuar si rezultat i shtimit të vlerës së frangut. Kjo valutë, që nga kriza financiare evropiane ka fituar statusin e “valutës për ikje”, në raport me euron. Në këtë mënyrë vlera e saj është rritur për 37% në krahasim me monedhën evropiane.
Megjithëkëtë, shikuar në një periudhë më të gjatë kohore bilanci i rritjes neto të pasurisë së zviceranëve rezulton dukshëm më i ulët. Gjatë periudhës nga viti 2001 deri në vitin 2012 pasuria neto në të holla për kokë banori në Zvicër është rritur nga 0.5% në vit.
Në nivelin global, njerëzit në fund të vitit 2012 kanë qenë më të pasur se kurrëndonjëherë më parë. Pasuria e llogaritur në para e ekonomive shtëpiake, përfshirë këtu aksionet etj, ishte 111.2 bilionë euro ose 8.1 më e madhe se një vit më parë.
Këto të dhëna i ka publikuar të martën Kompania e Sigurimeve Allianz në raportin e saj “Global Wealth Report”.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













