Shkurt.ch
Zvicra shënoi 150 vjetorin e barazisë së hebrejve
Përmes një referendumi të mbajtur në vitin 1866 ishte arritur që qytetarët hebrenj të vendit të barazoheshin me të tjerët
17 janari në Zvicër shënohet si ditë kur qytetarëve hebrenj u është njohur e barazisë me qytetarët tjerë më vend. Në këtë kontekst të dielën është shënuar 150 vjetori i kësaj date, të cilën e ka nderuar me praninë e tij edhe presidenti i federatës, Johann Schneider-Ammann.
Ata kanë shënuar në mënyrë përcaktuese historinë e Zvicrës ka thënë Ammann në aktivitetin e aorganizuar për këtë rast në Kornhausforum të Bernës. Sipas tij, Zvicra pa bashkëqytetarët e saj hebrej nuk do të ishte ajo që është sot, shkruan srf.ch. Por megjithatë, edhe sot antisemtizmi në Zvicër nuk është arritur të çrrënjoset.
Përmes një referendumi të mbajtur në vitin 1866, pra pikërisht 150 vjet më parë, është arritur që qytetarët hebrenj të vendit të barazoheshin me të tjerët në të drejtat e tyre. Atyre u qe dhënë e drejta e qëndrimit të përhershëm në Zvicër, edhe si rezultat i presionit që vinte nga jashtë. Një numër vendesh kishin kërcënuar me bojkotim tregtar.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











