Lajme
Zvicra shënon 50 vjetorin e të drejtës së grave për të votuar
Ndryshimi kushtetues ishte miratuar më 7 shkurt 1971 me 65.7 për qind të votave pro dhe 34.2 për qind kundër
E drejta e grave për të votuar feston këto ditë 50 vjetorin e saj. Në vitin 1971, burrat zviceranë kanë votuar për të miratuar ndryshimin kushtetues që në të ardhmen, edhe gratë zvicerane të kenë të njëjtat të drejta politike si ata, shkruajnë mediat zvicerane sot.
Por rruga deri në pikë these ishte shoqëruar me vështirësi të mëdha.
Guri i themelit për lëvizjen e të drejtës së votës së grave është vendosur në vitin 1868. Në atë kohë, gratë nga Cyrihu kërkuan të drejtën e votës për gratë me rastin e rishikimit kantonal të kushtetutës. Por më kot.
25 vjet më vonë, Shoqata Zvicerane e Punëtorëve (SAV) zyrtarisht kishte bërë thirrje që gratë të kenë të drejtë të votojnë dhe të votohen. Partia Socialiste (SP, sot Partia Socialdemokrate) u bë partia e parë që u ngrit për këtë kauzë, në vitin 1904. Si rezultat, u krijuan shoqata për të drejtat e votës, të cilat së bashku formuan Shoqatën Zvicerane për Zgjedhjet e Grave (SVF) në vitin 1909.
Ndryshimi kushtetues ishte miratuar më 7 shkurt 1971 me 65.7 për qind të votave pro dhe 34.2 për qind kundër. Megjithatë, u deshën gati 20 vjet të tjera para se kjo e drejtë të futej në të gjitha kantonet. Kështu, gratë në kantonin Appenzell Innerrhoden janë lejuar të votojnë vetëm nga viti 1990.
Pas më shumë se 100 vjet luftë nga lëvizja e grave – gratë zvicerane më në fund morën të drejtën për të votuar dhe për t`u votuar, në pranverën e vitit 1971.
Në fund të Tetorit 1971, zhvillohen zgjedhjet e para në të cilat gratë lejohen zyrtarisht të marrin pjesë. Dhjetë gra zgjidhen në Dhomën Nacionale dhe një në atë të kantoneve (Senat).
Gratë e para të zgjedhura parlamentare, u përshëndetën me një trëndafil.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një... -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha













