Lajme
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj
Deputeti Andreas Gafner propozon natyralizim të thjeshtuar për sipërmarrësit e huaj në Zvicër
Deputeti zviceran Andreas Gafner i ka kërkuar këtë javë Këshillit Federal që të shqyrtojë mundësinë e dhënies së të drejtës për një procedurë të thjeshtuar të natyralizimit për disa sipërmarrës të huaj me bazë në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Sipas Gafnerit, masa do të fokusohej kryesisht te pronarët e kompanive nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilët gjatë qëndrimit të tyre në Zvicër kanë dhënë një kontribut të dukshëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai theksoi se bëhet fjalë për individë që kanë krijuar vende të reja pune, kanë paguar rregullisht taksa dhe kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Deputeti vlerëson se një procedurë e tillë do të ishte një mënyrë për të njohur dhe shpërblyer angazhimin afatgjatë të këtyre sipërmarrësve, si dhe për të forcuar më tej atraktivitetin e Zvicrës si vend për investime dhe inovacion.
Kërkesa e Gafnerit pritet të shqyrtohet nga Këshilli Federal, i cili do të vendosë nëse do të ndërmarrë hapa konkretë drejt ndryshimeve ligjore në këtë drejtim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe











