Shkurt.ch
Zvicra shton në 2.83 miliardë franga ndihmat për zhvillim
Ndihma publike për zhvillim (APD) e Zvicrës nga viti 2000 ka filluar të shtohet mesatarisht nga 5% në vit. Në vitin 2012 ajo ka qenë 2.833 miliardë franga
Zvicra ka shtuar gjatë vitit 2012 ndihmat për zhvillim në vendet e varfra për 4.7 për qind ose 126 milionë franga më shumë se në krahasim me vitin paraprak. Në përgjithësi këto ndihma gjatë vitit të kaluar kanë mbërritur shumën 2.833 miliardë franga. Ndërsa në nivel botëror me këtë ngritje Zvicra zë vendin e dhjetë në mesin e 24 vendeve të DAC, pasi që për ndihma të tilla ka ndarë 0.45% të bruto produktit kombëtar.
Ndihma publike për zhvillim (APD) e Zvicrës nga viti 2000 ka filluar të shtohet mesatarisht nga 5% në vit. Parlamenti është zotuar që deri në vitin 2015 përqindja në bruto produktin kombëtar e ndihmave për zhvillim të arrijë 0.5%.
Këto të dhëna, i ka publikuar të mërkurën Komisioni për ndihmat për zhvillim.
Ndihmat e përmendura administrohen bashkërisht nga Departamenti i punëve të Jashtme dhe nga departamenti për ekonomi, arsim dhe shkencë. Ato përfshijnë mjetet për ndihma humanitare, për bashkëpunimin zhvillimor me Evropën Lindore si he ndihmat tjera që departamentet tjera ua ofrojnë vendeve të varfra.
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër mund të gjeni derivatet më të lira në vitin 2026? Një analizë e çmimeve të benzinës dhe naftës tregon se mbushja e karburantit nuk kushton njësoj... -
Ndryshimi i klimës kërcënon skijimin në Zvicër -
Debati mbi “harresën mjekësore” intensifikohet -
Pavarësisht mjegullës së fundvitit, më shumë diell në Zvicër në vitin 2025 sesa normalja -
Mijëra njerëz protestuan në Cyrih për kurdët në Siri









