Jeta në Zvicër
Zvicra stërvitet për një “blackout” total
Ky eksperiment ka treguar se si dhe në çfarë mase në një rast të ndërprerjes së energjisë elektrike do të ndikoheshin të gjitha sferat e jetës private dhe publike, brenda në kohe shumë të shkurtë
Televizioni publik i Zvicrës ka realizuar më 2 janar një eksperiment “live”, duke simuluar ndaljen e plotë të energjisë elektrike, një “blackout” që do të përfshinte gjithë Evropën.
Ky eksperiment ka treguar se si dhe në çfarë mase në një rast të tillë do të ndikoheshin të gjitha sferat e jetës private dhe publike, brenda në kohe shumë të shkurtë.
Ka rreth një vit që kur edhe ekzekutivi i Bernës është duke u preokupuar me pasojat e një ndërprerjeje të gjatë dhe në hapësirë të gjerë të energjisë elektrike. Analizat në lidhje me këtë çështje tashmë janë përmbyllur ndërsa konceptet dhe masat që duhen ndërmarrë në një rast të tillë, janë ende në proces të punimit.
Qeveria e Bernës ka apeluar te qytetarët që të përgatiten për një rast krize dhe të furnizohen me rezervat emergjente.
Në këtë link mund të shikoni dokumentarin lidhur me këtë eksperiment.
http://www.srf.ch/kultur/wissen/blackout-alle-videos-des-fiktionalen-dokumentarfilms
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











