Shkurt.ch
Zvicra tejkalon rrezikun nga vërshimet
Sasia e shiut që ka rënë në Engelberg (OW) bie njëherë në 30 deri në 50 vjet. Ndërsa në St. Gallen ka pasur reshje shiu çfarë ndodhin njëherë në 100 vjet
Reshjet e mëdha të shiut që kanë kapluar Zvicrën gjatë fundjavës së kaluar, janë tejkaluar relativisht me sukses. Të gjitha kantonet janë kursyer nga vërshime katastrofale që mund të priteshin duke u nisur nga sasia e të reshurave. Niveli i ujit në liqene dhe në lumenj vazhdon të jetë shumë i lartë por gjendja gradualisht po vjen duke u shtendosur ndërsa vërshime të reja janë fare pak të besueshme. Vetëm liqeni Bodensee vazhdon të paraqesë një rrezik për vërshim.
Siç bën të ditur Meteoschweiz, nga e premtja deri të dielën më shumë shi ka rënë në Zvicrën Qendrore, në lindje të Alpeve deri në Bodensee si dhe në veri të Graubündenit.
Kështu sasia e shiut që ka rënë në Engelberg (OW) është e krahasueshme me te reshurat që këtu janë regjistruar njëherë në 30 deri në 50 vjet. Ndërsa në St. Gallen ka pasur reshje shiu çfarë ndodhin njëherë në 100 vjet.
Shkalla e rrezikut ka rënë edhe në liqene. Kështu, në Liqenin e Cyrihut kemi një zbritje të kësaj shkalle nga 4 në 3. Një zëdhënës i Policisë së Kantonit të Cyrihut thotë për SRF se niveli i ujit në liqe vazhdon të jetë rreth 40 cm mbi normalen.
Një rrezikshmëri për banorët vazhdojnë të paraqesin liqenet Greifensee dhe Pfäffikersee ka thënë ai. Për këtë arsye qytetarët luten që të qëndrojnë larg ujërave, në veçanti lumenjve.
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel













