Lajme
Zvicra ul çmimin e testit për koronavirus
Po kështu, që nga fundi i qershorit, shumica e njerëzve në Zvicër nuk duhet të paguajnë më nga xhepi i tyre për të bërë testin
Këshilli Federal ka ulur të premten (dje) koston për testimet e koronavirusit. Kështu, një testim tani kushton 82 franga në vend të 95 sa kushtonte deri dje, shkruan sda.ch.
Ndërsa çmimi për testin e antitrupave ka rënë 25 franga nga 39 sa ka qenë deri tani.
Këshilli Federal kishte bërë një ulje të çmimit të testit edhe në muajin maj, transmeton albinfo.ch. Po kështu, që nga fundi i qershorit, shumica e njerëzve në Zvicër nuk duhet të paguajnë më nga xhepi i tyre për të bërë testin.
Në atë kohë, Ministri i Shëndetësisë Alain Berset kishte deklaruar se askush nuk duhet të mbetej pa u testuar për arsye financiare, përcjell albinfo.ch. Prandaj, Qeveria Federale do të paguante për testet që nga ai moment.
Ndryshe, Qeveria Federale paguan vetëm për testet që bëhen të mbështetura në indikacione mjekësore. Kjo do të thotë që testi bëhet vetëm kur një mjek gjykon se testimi është i nevojshëm.
Punëdhënësit që testojnë punonjësit e tyre vetëm sa për të qenë të sigurt për gjendjen e tyre duhet të paguajnë për këtë nga xhepi i tyre.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













