Lajme
Zvicra vazhdon përkrahjen për zhvillimin e Kosovës
Beglinger: për Zvicrën është shumë me rëndësi dialogu ndërmjet sektorit privat, OEK dhe të Qeverisë
Qeveria e Zvicrës edhe në të ardhmen do të vazhdojë përkrahjen për zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa segment i posaçëm do të jetë sektori privat. Këtë qëndrim e shfaqi sot ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger , gjatë takimit që pati me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu.
Ambasadori Beglinger ka vlerësuar se për Zvicrën është shumë me rendësi dialogu ndërmjet sektorit privat, OEK dhe të Qeverisë. “Ekonomia e Kosovës nuk mund të zhvillohet pa sektorin privat.
Ne tashme i kemi nënshkruar disa marrëveshje me Kosovën dhe Zvicra e përkrah Kosovën me shume mjete në aspektin ekonomik, që para se gjithash ka për qëllim punësimin e te rinjve. Jam shumë i bindur se Qeveria në bashkëpunim me OEK do te jap kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim”, ka thënë ambasadori Berlinger.
Ndërsa Gërxhaliu ka potencuar se Zvicra i ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës dhe se Zvicra ka pjesën dërmuese te diasporës shqiptare dhe është vendi i cili nder te paret e ka pranuar pavarësinë e Kosovës.
“Është shtet i cili vërtet ka bere shume ne aspektin teknik dhe ne bartjen e aktiviteteve pozitive ne Kosove”, ka thënë Gërxhaliu.
Kreu i OAK-ut, e ka informuar ambasadorin zviceran në lidhje me situatën aktuale në Kosovë dhe me bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy dy vendeve, duke theksuar se duhet te mendohet në aspekt afatgjate.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana













