Kosova
Zvicra mbështet rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës
Ambasadori zviceran Thomas Kolly dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë Rozeta Hajdari nënshkruan marrëveshjen për fazën e tretë të projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).
Zvicra vazhdon të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës. Dje, ambasadori zviceran, Thomas Kolly, dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nënshkruan marrëveshjen për fazën e tretë të projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), përcjell albinfo.ch.
Përmes kësaj faze të re të PPSE-së, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë të rinjtë, gratë dhe komunitetet joshumicë të gjejnë punë të denjë në sektorin e ushqimit dhe turizmit. Zhvillimi i sektorit privat dhe krijimi i vendeve të denja të punës në Kosovë është angazhim afatgjatë i qeverisë zvicerane”, deklaroi ambasadori Kolly.
Gjatë viteve 2022-2025 Zvicra synon të mbështesë 6.500 persona në Kosovë për të gjetur një punësim të re ose më të mirë.

Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












