Lajme
Zvicra vazhdon të rindërtojë Kosovën
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet projektit LOGOS, ka meremetuar dy shkolla fillore në Juglindje të Kosovës, me një vlerë mbi 100 mijë franga
Nxënësit dhe arsimtarët e dy shkollave të rajonit të Anamoravës, Karaçevës së Kamenicës dhe Kabashit të Vitisë, do të ndihen më komod gjatë vijimit të mësimeve dhe punës në të ardhmen. Këtë ua ka mundësuar Qeveria e Zvicrës, e cila nëpërmjet projektit LOGOS, ka meremetuar dy shkolla, në një vlerë mbi 100 mijë franga.
Gjysma e kësaj shumë është investuar në renovimin dhe instalimin e ngrohjes qendrore të Shkollës Fillore “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme të Kamenicës. Komuna ka investuar vetëm 10 për qind nga projekti i përgjithshëm, ndërsa pjesën tjetër të investimeve e ka bërë “LOGOS”.
Me përfundimin e këtyre punëve, drejtues të kësaj shkolle kanë organizuar tubim solemn, ku kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli me bashkëpunëtorët e tij. Surdulli premtoi se projektet e këtij lloji nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen në Komunën e Kamenicës.
Ramadan Guda drejtor i shkollës fillore “Asllan Thaçi” falënderoi komunën dhe përfaqësuesit e organizatës zvicerane LOGOS, për financimin e këtij projekti, që, siç tha ai, tepër të nevojshëm për shkollën e Karaçevës.
“Shpreh kënaqësinë e madhe që ndajë së bashku me ju, gëzimin e inaugurimit të renovimit dhe instalimit të ngrohjes qendrore në shkollën tonë ”, tha Guda
Shkolla, sipas tij, ka një staf të kualifikuar të cilët në mënyrë profesionale po i zbatojnë reformat bashkëkohore në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Ndërsa kushtet për vijimin e mësimit, siç tha Guda, kanë qenë jo të mira gjatë periudhë së kaluar
“Me ndihmën e komunës dhe LOGOS-it, këto dy projekte u realizuan dhe stafi dhe nxënësit ndihen më komod”, tha Guda, i cili ua ndau nga një mirënjohje kryetarit të Kamenicës, Shaip Surdulli dhe koordinatorit të projektit LOGOS, Norbert Pijls.
Ky i fundit u shpreh i emocionuar pas inaugurimit të këtyre dy projekteve në shkollën e Karaçevës. Projekti LOGOS në komunën e Kamenicës, sipas tij, ka financuar qe gjashtë vite, ndërsa në dy vitet e fundit ka investuar edhe në infrastrukturë.
Përveç shkollës fillore në Karaçevë, projektit Zvicër-Kosovë për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS-Helvetas, kanë qenë financuesit kryesor në rinovimin e objektit të shkollës fillore “Ndre Mjeda” në Kabash të Vitisë.
Nxënësit e kësaj shkolle i kanë pritur me duartrokitjet përfaqësuesit e LOGOS-it me rastin e përurimit të objektit të rinovuar. Vlera e këtij projekti, që ka parashikuar vetëm ndërrimin e dyerve dhe dritareve, ka qenë 48 mijë euro, ndërsa 20 për qind të këtyre mjeteve, i ka dhënë Komuna e Vitisë.
Norbert Piljs nga projekti Zvicër-Kosovë u shpreh shumë i kënaqur me mirëpritjen e nxënësve dhe personelit mësimor. Ai tha se ky investim është bërë në veçanti për këta nxënës. “Arsyeja kryesore pse ne kemi investuar në dyert dhe dritaret në atë mënyrë që të mësimi të zhvillohet sa ma mirë” u shpreh Piljs.
Ky investim, siç tha më tej përfaqësuesi i LOGOS, është bërë nga populli zviceran, por edhe ai kosovarë, të cilat i paguajnë taksat shtetit.
Drejtoresha e shkollës fillore “Ndre Mjeda”, Nadire Ymeri tha se ky projekt iu mundëson nxënësve mësim më të mirë, ndërsa mësimdhënësve, kushte me të përshtatshme për punë.Ajo falënderoi investitorët për këtë projekt, ndërsa me theks të veçantë përshëndeti Qeverinë e Zvicrës për kontributin e tyre në Kosovë.
Ndryshe, Projekti Zvicër – Kosovë, për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim, LOGOS, implementohet nga Fondacioni “Helvetas –Intercooperation” dhe financohet nga Qeveria e Zvicrës.
LOGO është pjesë programi shtetëror të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë. Kjo e fundit ka qenë shumë aktiv me investime kryesisht në nëntë komuna të Kosovës Juglindore: Kamenicë, Novobërdë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit dhe Shtërpcë.
Qeveria e Zvicrës nëpërmjet organizatave të saja, gjatë dekadës së fundit ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës me rreth 17 milionë euro.
Shkolla në Kamenicë
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë












