Jeta në Zvicër
Zvicra, vend i sigurimeve
Çdo familje në Zvicër është e siguruar. Të paktën kanë një kontratë me një kompani të sigurimit shëndetësor. Por kanë edhe sigurime të tilla për vjedhje, madje sigurim edhe në rast vdekjes që janë të mbuluara shpesh nga siguruesit e ndryshëm privat.
Kompanitë e sigurimeve janë pjesë qendrore e ekonomisë zvicerane. Ata përbëjnë rreth 43 për qind të sektorit financiar vendor, duke përfshirë edhe bankat.
Sigurimet më 2014 kanë shtuar me aktivitetit ekonomik vlerën bruto nga 32.6 miliardë franga zvicerane (duke përfshirë efektet direkte dhe indirekte në industri të tjera), bën të ditur Institut për Hulumtime Bak Basel, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar shërbimet nga sigurimet kanë pasur vlerën prej 4.3 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm PBB-së. SRF sjell disa fakte për biznesin me sigurimet.
Vlera e drejtpërdrejtë e shtuar (me asnjë efekt në industri të tjera): 26.1 miliardë franga, që përfaqëson një pjesë të 4.2 përqind në ekonominë e përgjithshme
Sigurimet private jetësore kanë arritur të sigurojnë pensionet dhe shuma e siguruar ishte sa dyfishi i prodhimit zviceran: 624.3 miliardë (Produkti i Brendshëm Bruto, GDP)
Numri i të punësuarve (në fund të 2015): 113’500, më shumë se gjysma e tyre jashtë shtetit (66.000). Numri i të punësuarve ka rënë me gati 9000 në tre vitet e fundit.
Siguruesit zviceranë kanë paguar në vitin 2014 për sigurime gjithsej 44.4 miliardë franga (pa sigurimin bazë të sigurimit shëndetësor).
Industria e sigurimeve kanë paguar tatime në vlerë prej 5.2 miliardë franga zvicerane.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me... -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind











