Shkurt.ch
Zvicra, vendi i dytë më konkurrent në botë
SHBA renditen në krye të listës së vendeve më konkurrente në botë. Kështu thotë analiza që i bëhet 60 vendeve nga IMD, një shkollë prestigjioze biznesi në Lozanë të Zvicrës
Sipas studimit amerikanët e meritojnë vendin e parë falë ekonomisë dinamike, përmirësimit të shifrave të punësimit dhe dominimit që gëzojnë në teknologji dhe infrastrukturë.
Pastaj vijnë tre vende me ekonomi të vogla: Zvicra, Singapori dhe Hong Kongu. Të tre këto vende kanë ekonomi që përfitojnë nga ekspertët, biznesin dhe novacionet.
Zvicra ka arritur për të mbrojtur vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të ekonomisë së fort, kohezionit social, dhe po ashtu nga një Eurozonë të dobësuar.
Në vendin e tretë është Singapori, i cili vjen pasi Hong Kong është zhvendosur në vendin e 4 -të nga rangimi . Gjermania ka zënë vendin e gjashtë . Në Evropë gjithashtu shënuan rritje vendet skandinave . Suedi vjen e pesta , Danimarka e 9-ta dhe Norvegjia e 10-ta.
Vendi i fundit në mesin e vendeve evropiane është Kroacia, e cila renditet e 59-ta, dhe Franca e 27-ta ndërsa Italia në vendin e 46-të . Në vendin e 60-të dhe të fundit në listë është Venezuela .
Në renditjen e IMD-së analizohen 60 vende në bazë të 338 kritereve . Dy të tretat e të dhënave të përdorura janë të bazuara në statistikat nacionale dhe ndërkombëtare
Po sipas raportit vendet si: Brazili, Rusia, India dhe Kina kanë rënë në garën e konkurrencës, pas rënies së ritmeve ekonomike dhe investimeve të huaja, ndërkohë që vazhdojnë të vuajnë nga problemet e infrastrukturës së dobët.
Kina, e cila pritej t’u zinte vendin Shteteve të Bashkuara si superfuqia ekonomike e botës, ka rënë dy vende në renditje që nga viti i kaluar dhe tani renditet e 23-ta në indeksin e konkurrencës.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”










