Shkurt.ch
Zvicra, vendi i tretë më tërheqës në botë për ekspertët e huaj
Sipas studimit, Zvicra zë vendin e tretë në listën e vendeve të botës që tërheqin më shumë ekspertët e huaj, pas Australisë dhe Suedisë
Zvicra vazhdon të jetë njëra ndër qendrat më atraktive në botë për punëmarrësit me kualifikime të larta ose ekspertët nga jashtë. Këtë e ka konstatuar një studim i realizuar nga Organizata Evropiane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), i publikuar sot, shkruan srf.ch.
Sipas studimit, Zvicra zë vendin e tretë në listën e vendeve të botës që tërheqin më shumë ekspertët e huaj, pas Australisë dhe Suedisë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në fund të kësaj liste, ku janë përfshirë 35 shtete, janë Greqia, Meksiko dhe Turqia.
Për të realizuar këtë studim janë marrë në shqyrtim disa kritere, si: shanset që shtetet e caktuara ofrojnë për inkuadrimin në profesionin e tyre të ekspertëve me diplomë master ose me titull doktori të shkencave. Po ashtu janë marrë në konsideratë edhe kushtet për hyrje dhe qëndrim të të huajve në shtetet përkatëse.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












