Shkurt.ch
Zvicra, vendi më i pasur në botë
Zvicra kryeson listën, ku çdo qytetar ka asete mesatare prej rreth 170,589 euro
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=YycBZu8OhR0
Një studim i ri ka renditur vendet më të pasura në botë. Anketa është kryer në bazë të vlerës mesatare të kursimeve, pensioneve dhe investimet e popullsisë.
Zvicra kryeson listën, ku çdo qytetar ka asete mesatare prej rreth 170,589 euro. Catherine Brendmajer, studiues ekonomie në “Allianz”, e cila është pjesë e ekipit hulumtues, ka thënë se është e mahnitshme se si disa vende evropiane ranë në renditje në vitet e fundit.
„Mund të theksohet se kriza evropiane ka lënë gjurmë në kursimet familjare, veçanërisht në Itali, ku ka pasur humbje të mëdha gjatë krizës financiare. Tani disa janë rimëkëmbur, por u deshën disa vite. Të ardhurat nuk janë rritur dhe qytetarët duhet të përdorin fonde nga kursimet e tyre. Italia dhe Franca ranë në listën e rreth 9 vende që nga viti 2000“, tha Brendmajer për „The Independent“, përcjell albinfo.ch.
Së dyti në listë vijnë Shtetet e Bashkuara, e ndjekur nga Britania. Suedia e katërta dhe në vendin e 5-të vjen Belgjika.
https://www.youtube.com/watch?
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit










