Shkurt.ch
Zvicra votoi me 54% kundër mbylljes së centraleve atomike!
Është interesante se në Kantonin Aarau, në të cilin ndodhen tre centrale atomike, votimi kundër braktisjes së energjisë nukleare ka qenë bindës, 63%!
Iniciativa për braktisje të energjisë nukleare ose për mbylljen e centraleve atomike nuk ka arritur të fitojë shumicën në votimin popullor që është mbajtur sot në Zvicër, nivel nacional. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Instiuti për hulumtimin e opinionit GFS Bern, 54 për qind të votuesve janë shprehur kundër iniciativës, shkruan srf.ch. Margjinat e gabimeve të mundshme sipas këtij instituti janë +/- 2 për qind.
Por edhe pavarësisht përqindjes së përmendur, iniciativa nuk ka arritur ta fitojë as shumicën e kantoneve, që është po ashtu e nevojshme për të ngadhënjyer një iniciativë nacionale, shkruan albinfo.ch. Të gjitha kantonet gjermanofone përveç dy Bazel-ëve (Basel-Stadt dhe Basellandschaft) e kanë hedhur poshtë atë. Nga ana tjetër kantonet frankofone: Gjeneva, Vaudi, Neuchatel-i dhe Jura kanë votuar në favor. Vetëm kantoni i Freiburgut (me shumicë frankofone) ka votuar ngjashëm me kantonet gjermanofone, me 51% kundër braktisjes së energjisë nukleare.
Është interesante se në Kantonin Aarau, në të cilin janë tre centrale atomike, votimi kundër braktisjes së energjisë nukleare ka qenë bindës, 63%!
Aleanca “Për një braktisje të matur të energjisë atomike” e cila e ka lansuar iniciativën përbëhet nga më shumë se 40 organizata dhe shoqata, transmeton albinfo.ch. Nga partitë e përfaqësuara në parlament, kjo iniciativë gëzon mbështetjen e Partisë Socialdemokrate (SP/PS), asaj të Gjelbër dhe GLP (Grunliberale). Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e spektrit politik të vendit, gjegjësisht partitë e djathta dhe ato të qendrës: SVP/UDC, FDP/PLR, CVP/PDC dhe BDP e hedhin poshtë iniciativën.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës












