Lajme
Zvicrës i shtohen 250.000 banorë gjatë vitit 2022
Këtë konstatim, qeveria e ka bërë në përgjigje të një pyetjeje nga deputetja nacionale e SVP, Martina Bircher
Lufta në Ukrainë dhe bumi ekonomik që po përjeton Zvicra janë faktorët kryesorë për migrimin në Zvicër. Kjo, sipas deputetes nga SVP, Martina Bircher, “po kthehet në një problem”.
Nga ana tjetër, deputetja e Partisë së Qendrës, Marianne Binder, është optimiste se Zvicra do të jetë në gjendje të përballojë rritjen.
Zvicra po përjeton rritje më të shpejtë këtë vit sesa ka pasur një kohë të gjatë, transmeton albinfo.ch. Këshilli Federal (qeveria) vlerëson se rreth një çerek milion njerëz do të imigrojnë në Zvicër deri në fund të vitit.
Këtë konstatim qeveria e ka bërë të këtë javë në Parlament, në përgjigje të një pyetjeje nga deputetja nacionale e SVP, Martina Bircher (AG).
Shifra prej pothuajse çerek milioni që pret qeveria federale, përbëhet si më poshtë: 80,000 deri në 120,000 njerëz me statusin e mbrojtjes S, kryesisht nga Ukraina; 20,000 azilkërkues dhe një rritje e popullsisë rezidente të përhershme me 100′ 000 banorë, shkruan 20minuten. Këta 100,000 njerëz kanë ardhur në Zvicër për punë ose janë anëtarë të familjeve që kanë gjetur punë në Zvicër.
Ky numër përfshin gjithashtu ndryshimet demografike, si më shumë lindje apo vdekje.
Rritja pas Koronës shkakton emigracion
Në gjysmën e parë të vitit 2022, rreth 75,000 njerëz kanë ardhur në Zvicër pasi kanë gjetur punë këtu ose janë shpërngulur me ta si anëtarë të familjes. Kjo ishte 21 për qind më shumë se një vit më parë. Nëse numërohen emigrantët, 38,000 njerëz “neto” kanë ardhur në Zvicër midis janarit dhe qershorit 2022. Kjo është më shumë se në vitet e tjera.
Shkak për këtë është bumi ekonomik i Zvicrës pas koronës, raporton Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM). Kur, në pranverë, u hoqën masat, kërkesa për mallra dhe shërbime u rrit ndjeshëm, kompanitë kishin nevojë për më shumë staf dhe ndonjëherë punësonin punëtorë nga jashtë.
Shkalla e papunësisë në verë ishte gjithashtu shumë e ulët, sillej rreth 2 për qind dhe numri i vendeve të lira të punës ishte më i lartë se sa ishte në 20 vjetët e fundit.
Numrat e azilit kanë gjithashtu një lidhje me koronën, thotë zëdhënësja e SEM, Anne Césard, përcjell albinfo.ch. Pas përfundimit të pandemisë, migrimi në Evropë u rrit ndjeshëm sepse korona kishte dobësuar ekonominë në shumë vende të origjinës.
Presioni i imigracionit konsiderohet se do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, thotë studiuesi i migracionit Benjamin Schraven në një intervistë për 20 Minuten.
Zyra Federale e Statistikave (BFS) gjithashtu pret rritje afatgjatë: sipas skenarit të BFS-së, popullsia zvicerane do të kalojë shifrën dhjetë milionë në vitin 2040, dhe në vitin 2050 Zvicra do të ketë 10.4 milionë njerëz.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të sjellë robotë autonomë për pastrimin e rrugëve Një rrjet i gjerë mikro-robotësh me inteligjencë artificiale mund të vendoset së shpejti në qytetet zvicerane,... -
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore











