Tematike
Zvogëlohet numri i të huajve të dëbuar
Befasues në këtë trend është fakti se kjo po ndodh pikërisht në kohën kur procedurat ndaj të huajve delinkuentë janë ashpërsuar
Gjatë vitit 2012 nga Zvicra janë dëbuar më pak të huaj se një vit më parë. Kjo renie është konstatuar në të gjitha kantonet ndërsa marrë në nivel vendi, gjatë vitit që shkoi janë dëbuar 670 të huaj. Në vitin 2009 ky numër ka qenë 750. Ajo që është befasuese në këtë trend është fakti se kjo po ndodh pikërisht në kohën kur procedurat ndaj të huajve delinkuentë janë ashpërsuar.
Për këtë arsye mbetet e paqartë se si ka ndodhur zvogëlimi. Ajo që dihet është se nuk ka pasur rënie të numrit të të huajve të dënuar gjatë kësaj periudhe..
Ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga ka thënë se në rast se ky trend vazhdon, deri në verë do të prezantojë ligjin për zbatimin e iniciativës për dëbimin e te huajve. Departamenti Fderal për drejteüsi dhe polici (EJPD) ka favorizuar një variant sipas të cilit të huajt delinkuentë duhet të dëbohen për dënimet mbi 6 muaj burg.por, që në secilin rast të shikohet proporcionaliteti.
Ndërsa bartësit e iniciativës së votuar nga populli dhe nga parlamenti në vitin 2010 kërkojnë zbatimin pikë për pikë të iniciativës. Në rast se ajo do të zbatohej në atë mënyrë, brenda vitit do të dëboheshin në vendet e tyre rreth 4500 të huaj delinkuentë me vizë B ose C. Nga ana tjetër, sipas variantit të EJPD-së duhet të jenë rreth 1300 të tillë, shkruan Tages Anzeger.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











