Kosova
Zyra e Macronit: “Jo pezullim, por një debat që duhet bërë me partnerët”
"Është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Presidentit të Francës, Macron
“Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën `mbetet e hapur`”. Kështu është thënë nga Zyra e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në një deklaratë për shtyp të martën, pas deklarimit publik të presidentit Macron lidhur me pezullimin e procesit të vizave.
Siç është raportuar tashmë, Presidenti Macron ka thënë të martën në Tiranë se Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, për shkak “të mosrespektimit të fjalës së dhënë”, duke e akuzuar Kosovën se nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit.
Zyra e presidentit të Francës ka dhënë një sqarim lidhur me këtë çështje përmes një deklarate për mediat shqiptare.
“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur”, tha Zyra e Presidentit të Francës në një përgjigje për mediumin ABC News.
“Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Macronit.
Nga disa media në Kosovë dhe Shqipëri është raportuar se Macroni ka deklaruar në Tiranë se Franca ka suspenduar vendimin për liberalizimin e vizave.
Ndërkaq, agjencia franceze e lajmeve, AFP, lidhur me deklaratën e Macronit në Tiranë për vizat, ka shkruar se me këtë “ai e ka kërcënuar Kosovën me zhbërjen e vendimit të vizave”.
Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
Macron foli për vizat në Tiranë duke e ndërlidhur situatën politike mes Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar Këshilli Federal miraton një plan veprimi për të luftuar aktivitetet e paligjshme të grupeve kriminale aktive... -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut











