Kosova
Zyrtare: Aterimet në aeroportin “Adem Jashari” janë të pamundura
Aterimet janë anuluar për shkak të mjegullës në aeroportin “Adem Jashari”
Është bërë e ditur se mjegulla e rënë mbi vendin tonë ka ndikuar që aterimet në aeroportin “Adem Jashari” të jenë të pamundura. Disa nga fluturimet edhe janë anuluar.
Sipas zyrtarëve nga aeroporti, thuhet se aeroplani i paraparë që të ateronte në Sllatinë rreth orës 22:15 është kthyer përsëri në Stamboll. Ndërsa ai i nisur nga Verona për në Prishtinë është detyruar të ulet në aeroportin e Shkupit.
Zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka thënë se aterimet janë anuluar për shkak të mjegullës.
Po ashu, ajo është shprehur se qytetarët duhet t’i kontaktojnë kompanitë ajrore, sepse janë të obliguara që të merren me udhëtarët, të cilët presin për shkaqe të ndryshme, shkruan sinjal.
“Fluturime janë duke u anuluar për shkak të mjegullës, kompanitë ajrore duhet të kenë një përfaqësues që ua sqaron udhëtarëve se çka duhet të bëjnë”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












