Kosova
Zyrtare, Shqipëria e Serbia organizojnë Evropianin 2027
Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dalë me njoftim për organizimin e përbashkët të Evropianit 2027 për futbollistët deri në 21 vjet.
UEFA ka bërë të ditur se vendimi për t’ia besuar Evropianin U21 Shqipërisë dhe Serbisë u vendos nga Komiteti Ekzekutiv.
“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot dhe vendosi për nikoqirët e turneut final të Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027. Pas dorëzimit të një dosjeje të vetme të përbashkët, Federatat Shqiptare dhe Serbe e Futbollit u caktuan si mikpritëse për Evropianin e vitit 2027 të turneut. Turneu me 16 ekipe është planifikuar të luhet në katër stadiume në Shqipëri (Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Rrogozhinë) dhe katër stadiume në Serbi (Novi Sad, Loznicë, Leskovc dhe Zajeçar). Ndeshja hapëse do të zhvillohet në Serbi dhe finalja do të zhvillohet në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera UEFA.
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person











