Kosova
Zyrtarët e KQZ-së lirohen nga spitali
Të dymbëdhjetë zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kishin kërkuar ndihmë në Klinikën Infektive të QKUK-së pas hapjes së zarfeve nga Serbia, tashmë janë liruar nga spitali.
Kjo është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu. Gjendja shëndetësore e 12 zyrtarëve të KQZ-së të shtrirë në Klinikën Infektive ishte vlerësuar e mirë dhe në bazë të rezultateve laboratorike nuk kishin infeksione ngjitëse, përcjell albinfo.ch.
Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, në një nda daljet e saj para gazetarëve kishte thënë se të gjitha analizat që u janë bërë zyrtarëve kanë treguar se nuk ka infeksione. Ndryshe, të dielën e 13 tetorit gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, zyrtarët e KQZ-së janë ankuar për kundërmim, që vinin nga zarfet dhe për një alergji.
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar Shërbimet e trenave në stacionin e Lucernit po përballen me vonesa dhe anulime në transportin rajonal.... -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë











