Kosova
Zyrtari i lartë amerikan telefonon Kurtin, ja çfarë i kërkoi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendëskëshilltarin për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Finer.
Kryeministri e falënderoi për telefonatën dhe tha se është i angazhuar të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner e aleat strategjik i Kosovës, në çlirimin e zhvillim e Kosovës për deeskalimin e situatës në veri të vendit.
Kryeministri theksoi se është e rëndësishme që krimi të dënohet dhe të ndëshkohet dhe krahas dënimit të sulmeve mbi ushtarët e KFOR-it, duhet të dënohet edhe sulmi mbi Policinë e Kosovës dhe mediat.
Ai tha që është me rëndësi që turmat e dhunshme e grupet kriminale të dirigjuara e të kontrolluara nga Serbia të largohen nga afërsia e objekteve komunale dhe që dhuna të ndalet, në mënyrë që situata të qetësohet. Objektet e komunave janë pronë e republikës dhe ato nuk mund të merren me dhunë.
“Kujtoi që kemi pasur një proces zgjedhor e demokratik të pranuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë 5 vendet e QUINT-it”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë













