Lajme
Zyrtari i lartë i farmacisë në Zvicër kundërshton idenë për vaksinën falas kundër Covid-19
Një përfaqësues kryesor i industrisë farmaceutike ka minimizuar idenë e një vaksine kundër koronavirusit që është "falas për të gjithë" kur është në dispozicion.
Në Zvicër, ku sistemi shëndetësor funksionon mirë, nuk ka kuptim të kesh qasje në një vaksinë falas, u shpreh Thomas Cueni, drejtori i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Prodhuesve dhe Shoqatave Farmaceutike (IFPMA), para gazetarëve në një konferencë virtuale të hënën, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch
Cueni tha se ai ndau objektivin e një aksesi të drejtë, të përhapur dhe me kosto të ulët në produkte në të gjithë botën. Por, ai shtoi se një sistem global shpërndarjeje i pilotuar nga Organizata Botërore e Shëndetit me bazë në Gjenevë (WHO) ishte i nevojshëm për të ulur çmimet në vendet e varfëra. “Unë do të prisja që vende si Zvicra të tregojnë solidaritet dhe një gatishmëri për të paguar pak më shumë se vendet e tjera, ku shpresoj se pacientët mund të marrin vaksina falas,” tha ai. “Kjo është shumë më realiste sesa të thuash që të gjithë duhet të kenë qasje në vaksina falas.”
Cueni i bëri këto komente në një takim virtual të Asamblesë Botërore të Shëndetit (organi vendimmarrës i OBSH), ku moren pjesë ministrat e shëndetësisë nga e gjithë bota, përcjell albinfo.ch
Gjatë seancës dy-ditore, shtetet do të votojnë një rezolutë të BE-së që kërkon “qasje universale, me kohë dhe të barabartë” në trajtimet Covid-19 dhe vaksinat kundër sëmundjes.
Shkencëtarët po nxitojnë të gjejnë trajtime dhe vaksina për një sëmundje prej të cilës kanë humbur jetën mbi 310,000 njerëz në të gjithë botën. Më shumë se 120 vaksina aktualisht janë duke u zhvilluar globalisht, me tetë në fazën e provës klinike. Por, ekspertët thonë se procesi mund të zgjasë me vite dhe mund të mos ndodhë fare. Cueni vlerëson se do të marrë një vit para se të vaksina mund të prodhohet në masë. Por, kur të jetë gati, jo të gjithë do të jenë në gjendje ta marrin menjëherë; punonjësit e shëndetit do të jenë në radhë të parë, shtoi ai, përcjell tutje albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












