Lajme
Zyrtarisht Charles III emrohet Mbret i Britanisë së Madhe
Sot, Charles III u shpall zyrtarisht si mbret i Britanisë të shtunën, në një ceremoni të zhytur në traditën e lashtë dhe simbolikën politike, derisa për herë të parë, u transmetua drejtpërdrejt, përcjell albinfo.ch.
Mediat britaneze shkruajnë se Charles u bë automatikisht mbret kur nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq të enjten, por ceremonia e pranimit është një hap kyç kushtetues dhe ceremonial në prezantimin e monarkut të ri në vend, raportoi Associated Press të shtunën.
Ceremonia në Pallatin St. James, një rezidencë mbretërore në Londër, përcillet nga Këshilli i Aderimit, i përbërë nga politikanë dhe zyrtarë të lartë që këshillojnë monarkun. Ata u takuan pa Charles, duke konfirmuar zyrtarisht titullin e tij, Mbreti Charles III. Mbreti më pas do të bashkohet me ta për të bërë një sërë betimesh dhe deklaratash.
Është hera e parë që ceremonia mbahet që nga viti 1952, kur mbretëresha Elizabeth II mori fronin.
Charles shoqërohet në ceremoni nga gruaja e tij Camilla, dhe djali i tij i madh Princi William. William tani është trashëgimtar i fronit dhe i njohur me titullin e mbajtur prej kohësh, Princi i Uellsit.
Pas ceremonisë, një zyrtar do të lexojë me zë të lartë shpalljen nga një ballkon në Pallatin e Shën James. Ajo gjithashtu do të lexohet në qytetin mesjetar të Londrës dhe në vende të tjera në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










