Lajme
Ambasada e Kosovës në Itali, me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Aktualisht, hyrja në Itali nga Republika e Kosovës lejohet vetëm për ata qytetarë që janë të pajisur me leje qëndrim të vlefshëm italian, përfshirë ato të cilat kanë skaduar, ku vlefshmëria është shtyrë deri më 31 gusht 2020 dhe kanë vendbanimin/rezidencën në Republikën italiane.
Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Romë thuhet se në hyrje-daljet në pikat kufitare të territorit italian, udhëtarët duhet të plotësojnë autodeklaratën, ku evidentohet qëllimi/motivi i udhëtimit, si dhe pranimi i kushtit për vetizolim 14 ditor menjëherë pas hyrjes në Itali, të cilin duhet ta komunikojnë përmes telefonit pranë organeve të shëndetit publik, sapo të kenë arritur në vendbanimin përkatës.
“Para se të niseni për udhëtim në këtë periudhë, në të mirën tonë të përbashkët, në mbrojtje të shëndetit publik dhe shmangies së radhëve/pritjeve të gjata në pikat e ndryshme kufitare, lutemi që të informoheni dhe respektoni me rigorozitet masat dhe rregullat e parashikuara për qarkullimin ndërkufitar. Për më shumë detaje jeni të lutur të konsultoni linkun në vijim ku, falë kontributit tonë, informacionet do t’i gjeni edhe në gjuhën shqipe”.
https://www.esteri.it/mae/it/ministero/normativaonline/decreto-iorestoacasa-domande-frequenti/fokus-qytetaret-italiane-ne-kthim-nga-jashte-shtetit-dhe-qytetaret-e-huaj-ne-itali.html#.XwXuQKvwR84.facebook
E-Diaspora
-
Aksidentohet autobusi nga Kosova në Gjermani, 30 të lënduar Sipas policisë, 30 persona u plagosën në aksident. Dy pasagjerë u shtruan në spital dhe katër...
-
A e keni lexuar librin Mikesha gjeniale – Elena Ferrante
-
Për herë të parë në Zvicër vjen Cirku Kombëtar Shqiptar nga Tirana
-
Nga Maqedonia e Veriut në Zvicër: Histori migrimi
-
Tragjedi në Belgjikë: Pronari shqiptar i një kafeneje qëllohet për vdekje nga qiramarrësi
Jeta në Zvicër
-
Për çka do të votohet në shtator në Zvicër Në fund të verës, mbërrin një moment i rëndësishëm për demokracinë zvicerane: votimi mbi dy iniciativa...
-
Federata sindikale zvicerane kërkon rritje mesatare të pagave prej 2%
-
Rritje sezonale e kërkesave për azil në Zvicër
-
Moutier: Të huajt njihen me të drejtën e votës
-
Zvicër: Vullnetarizmi ka efekt pozitiv në shëndetin mendor