© 2016 KEYSTONE
Lajme
Gaz lotsjellës në seancën e parë të 2016-ës
Deputetët opozitarë hedhën gaz lotsjellës duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të seancës. Opozita po kërkon shkarkimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja
Menjëherë pas nisi zyrtarisht punimet Kuvendi i Kosovës në sesionin pranveror të këtij viti, deputetët opozitarë hedhën gaz lotsjellës duke detyruar ndërprerjen e përkohshme të seancës. Opozita po kërkon shkarkimin e Qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Shkas për këtë bllokadë janë marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit të vitit të kaluar, për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe e nënshkruar në Bruksel nga kryeministri Isa Mustafa me palën serbe, dhe për shenjëzimin e kufirit me Malin e Zi, nënshkruan në Vjenë nga zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.
Në fillim të seancës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka mbajtur një fjalim, ku tha se kjo Qeveri nuk ka qenë kurrë, ka filluar si regjim dhe po përfundon si regjim. Ai tha se ka qytetar jashtë Kuvendit që janë pa bishta po mbrojnë Republikën dhe tha se qeveria nuk funksionin.
Ymeri shtoi se regjimin po mundohet dhunshëm shtetin të varur, po mundohet dhunshëm të mbajnë seanca, aktivistet po i arrestojnë, ndërsa shpëtimi i vetëm, sipas tij, është shkuarja në zgjedhje të parakohshme.
Gjatë kohës sa Ymeri po e mbante fjalimin, dhjetëra policë të mbrojtjes së afërt, ishin futur brenda sallës për të ruajtur kabinetin qeveritar. Aty ishte dhe kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi.
Nërkaq, kryeparlamentari Kadri Veseli u munda nëpër gaz e tym ta kaloj një rezolutë me të cilën Kuvendi i Kosovës deklarohet kundër Gjykatës serbe të Nishit, e cila në mungesë ka dënuar tetë ish-ushtarë të UÇK-së, për vrasjen e disa ushtarëve të ish Jugosllavisë në luftën e Kosovës në vitin 1999.
Në anën tjetër, derisa seanca po mundohej të vazhdonte, qindra aktivistë opozitarë janë tubuar para Kuvendit të Kosovës, duke protestuar kundër votimit të mundshëm të Hashim Thaçit për President të Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar


















