CH-Ballkani
Raporti i autopsisë: Ivanoviq u vra me revole “Zastava” prodhim serb
“Ka gjashtë plumba, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy kanë mbetur në trup, lëndimet janë në zonën e pjesës së kraharorit dhe të gjoksit”, ka thënë Milan Ivanoviq, drejtor i Spitalit në Mitrovicën e veriut
Mjekësia ligjore e përbërë nga mjek shqiptarë dhe serbë kanë përfunduar autopsinë në trupin e pajetë të Oliver Ivanoviqit, politikanit serb që u vra sot në Mitrovicën e veriut. Në raportin fillestar të autopsisë bëhet e ditur se ai u qëllua për vdekje me gjashtë plumba, nga një revole e tipit “Zastava M70A”, prodhim serb, e njohur si “nëntëshe e gjatë”.
Më kërkesë të familjes, obduksioni është kryer në Qendrën Klinike Spitalore të Mitrovicës, i cili proces është udhëhequr nga mjekët e Institutit Ligjor të Kosovës, ku kanë marrë pjesë edhe mjekët serbë.
“Ka gjashtë plumba, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy kanë mbetur në trup, lëndimet janë në zonën e pjesës së kraharorit dhe të gjoksit”, ka bërë të ditur për mediat serbe Milan Ivanoviq, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë. Sipas tij, autopsia zgjati rreth katër orë dhe viktima ishte plagosur në organet vitale, aorta e sipërme, vena dhe mëlçi, raporton kosovapres.
Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës nga persona deri tani të panjohur. Nuk dihen motivet dhe as nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij, ndërsa e vetmja provë është një veturë e djegur e tipit “Opel Astra”, e cila është gjetur pas vrasjes në një lagje në veri, për të cilën policia e Kosovës thotë se ka informacione për pronësinë e tij.
Vrasja e Ivanoviqit ka ngjallë reagime gjithandej opinionit kosovar, rajonal por edhe ndërkombëtarë. Të gjitha kancelaritë e botës po kërkojnë që rasti të zbardhet, ndërsa kjo vrasje të mos merret si shkas i përkeqësimit të raporteve ndëretnike në Kosovë. Vetë Ivanoviq, katër ditë më parë, shprehu rrezikun, nga siç tha ai, bandat serbe që po funksionojnë në veriun e Mitrovicës.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit Turizmi dhe ardhjet e turistëve përgjysmojnë rritjen... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale












