Bota

Aeroplani u nis nga Lubjana për në Londër, zbriti në Këln

Menjëherë pas uljes, policia dhe forcat speciale rrethuan avionin, pasagjerët u nxorën nga avioni me procedurë emergjente, dhe policia hyri në kabinë

Tre persona u arrestuan në Këln, pasi një avion i kompanisë me kosto të ulët Easy Jet ka bërë ulje emergjente derisa fluturonte nga Lubjana për në Londër.

Piloti vendosi të ulej në aeroportin e Këlnit, pasi pasagjerët kanë informuar ekuipazhin se tre burra kanë “folur në lidhje me terrorizmin.”

Për shkak të incidentit, u pezulluan fluturimet nga ai aeroport për dy orë, natën e fundit. Dhjetë aeroplanë u drejtuan për në aeroporte të tjera, dhe 20 avionë u vonuan, transmeton albinfo.ch.

Menjëherë pas uljes, policia dhe forcat speciale rrethuan avionin, pasagjerët u nxorën nga avioni me procedurë emergjente, dhe policia hyri në kabinë.

Të gjithë pasagjerët u morën në pyetje më vonë, por avioni u largua nga aeroporti, larg nga ndërtesa e aeroportit. Ndërsa pasagjerët u transferuan në një hotel, pasi fluturimi i tyre u anulua. Avioni kishte 151 pasagjerë në bord.