Bota
Si të jeni më produktiv në punë
Do të dëshironit që të mund të përfundoni javën e punës në gjysmën e kohës?
Kjo nuk mund të bëhet me magji, sigurisht, por ka disa ndryshime të vogla që mund të bëni, të cilat do t’ju ndihmojnë të kryeni detyrat në kohë rekord, sipas ekspertëve të produktivitetit.
Fraza “ekuilibër punë-jetë” është bërë klishe për një arsye: njerëzit janë më të mbingarkuar dhe burnout se kurrë më parë.
Një studim i Deloitte, zbuloi se 77% e punonjësve në SHBA ndihen plotësisht të tejlodhur nga puna e tyre dhe kjo ka disa pasoja tronditëse, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi në vitin 2021 se stresi i shkaktuar nga gjithë kjo punë e tepërt ka rezultuar në një rritje të madhe të sëmundjeve të zemrës dhe goditje në tru (ishemi), që nga viti 2000.
Në vazhdim, renditen tetë këshilla shumë të thjeshta, të cilat mund të reduktojnë në mënyrë drastike, kohën që duhet për të kryer punën, në mënyrë që të përqendroheni më shumë, në atë që vërtet ka rëndësi.
- Dëgjoni muzikë
Studimet tregojnë se të dëgjuarit muzikë ndërsa punoni, mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme në rritjen e përqendrimit, veçanërisht nëse është muzikë instrumentale.
- Përgatiteni veten për një ditë pune produktive
Përgatitja afatshkurtër, çon në sukses afatgjatë. Përgatiteni mendjen tuaj, për çfarëdo detyre që keni në dorë, duke filluar me gjumë të mjaftueshëm, për t’u siguruar që të jeni plot energji ditën tjetër.
- Programoni seanca të thella pune 90 minuta – 2 orë
Në thelb, ndajeni ditën tuaj në blloqe ose copa (chunks), ndonjëherë të njohura si time-blocking (ndarja e kohës në blloqe). “Duhen 20-30 minuta për t’u përfshirë në rrjedhën e punës, ndërsa përqendrimi fillon të zbehet pas 90-120 minutash.
- Ndani detyrat sipas llojit
Grupi i detyrave analitike, si organizimi, kërkimi dhe planifikimi, duhen kryer së bashku. Mbajini ato të ndara, nga detyrat krijuese, si ‘stuhia e ideve’ (brainstorming), shkrimi ose dizajnimi. Kjo njihet si “grumbullim detyrash” (task batching).
- Largoni shpërqendrimet
Ekspertët sugjerojnë, përdorimin e mjeteve, si kufjet për anulimin e zhurmës, si dhe instalimin e programeve, që bllokojnë aplikacionet ose faqet e internetit, që ju largojnë vëmendjen nga puna, në mënyrë që të mund të përqendroheni në detyrat tuaja.
- Vendosni një objektiv për çdo ‘bllok’ pune
Për çdo bllok 90-120 minuta, rekomandohet ndarja e tij, në tre detyra, dhe kryerjen e tyre një nga një, pa devijuar.
- Reflektoni për çdo ditë dhe çdo bllok pune
Vetëm për shkak se këto janë ide të shkëlqyera, nuk do të thotë se ato do të jenë menjëherë të suksesshme! Kështu shumë njerëz rekomandojnë, vlerësimin e çdo këshille, për të gjetur mundësi zbatimi si dhe pështatje me ritmin e punës së gjithsecilit.
- Shpërblejeni veten
Kjo është ndoshta më e lehta nga të gjitha! Por, shumë punonjës, këshillojnë shpërblime pas çdo seance pune – pak Netflix, disa minuta lojë, një shëtitje të shpejtë, çfarëdo që shërben për ju.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













