Integrimi
Alther tërhiqet, Häfner në krye të shoqatës “Zvicër-Shqipëri”
«Pas katër mandateve, unë, në kuvendin e rregullt të shoqatës për vitin 2016 kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit», bën të ditur në një njoftim për shtyp, kryetari i deridjeshëm, Alther
Në kuvendin e rregullt të mbajtur disa ditë më parë të shoqatës «Zvicër-Shqipëri» kryetari i deritashëm dhe themeluesi i saj, Rolf Alther ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i tij. Në postin e kryetarit është zgjedhur Lars Häfner.
«Pas katër mandateve, unë, në kuvendin e rregullt të shoqatës për vitin 2016 kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit», bën të ditur në një njoftim për shtyp, kryetari i deridjeshëm, Alther.
Si pasues imi është zgjedhur lic.iur. Lars Häfner. Z. Häfner vepron prej kohësh në Shqipëri dhe për Shqipërinë. Që nga viti 1994 ai kishte punuar në një projekt në Shqipëri (në një partneritet shkollash. Nga viti 1994 Häfner ka qenë bashkëpërgjegjës i publikimit të njohur me emrin «Newsletter Albanien, ndërsa që nga viti 1999 edhe i faqes së internetit albanien.ch.
Në vitin 2007 ai ka qenë bashkëhemelues i shoqatës Zvicër-Shqipëri, ndërsa që nga viti 2008 edhe anëtar i kryesisë, me fokusim në përkujdesjen për faqen tonë të internetit. Pak kohë më parë ai e ka përtëritur me themel, e ka zgjeruar dhe e ka formësuar nga ana informative këtë faqe www.schweiz-albanien.ch.
Pa dyshim, z. Häfner me kryesinë shumë të motivuar, do ta udhëheqë shoqatën drejt niveleve të reja, më të larta. Unë i uroj atij dhe shoqatës një veprim të suksesshëm në interes të Shqipërisë dhe të Zvicrës»; përfundon letra e kryetarit të deritashëm të shoqatës, Rolf Alther, shkrun albinfo.ch
Alther e ka themeluar dhe drejtuar shoqatën nga viti 2007. Kjo shoqatë ka punuar në afirmimin e Shqipërisë në Zvicër, me fokusim në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të turizmit në mes tüe dy shteteve. Në këtë drejtim ka organizuar një sërë aktivitetesh në Zvicër dhe në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












