Sport

Alushi në Nurnberg

Ai kaloi te Nurnbergu me parametra zero, pasi që nuk kishte kontratë me St. Paulin

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi i ka dhënë fund eksperiencës në St. Paul. Mesfushori karrierën do ta vazhdojë në Nurnberg, që e ka zyrtarizuar këtë transferim, shkruan albinfo.ch.

Ai kaloi te Nurnbergu me parametra zero, pasi që nuk kishte kontratë me St. Paulin.

Ndërkohë, edhe sulmuesi i Kosovës, Dardan Rexhepi, është bërë me skuadër të re. Rexhepi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin nga liga e dytë suedeze, GIAS.

Futbollisti 24 vjeç i lindur në Suedi, së fundi ka qenë pjesë e skuadrës elitare suedeze, Hacken. Aty nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme dhe me kalimin te GIAS, beson se do të fitojë minutazhë më të madhe.