Sport
Avdijaj, sërish aksident me veturë
Avdijaj nuk ka respektuar shenjat e komunikacionit, duke kaluar semaforin me të kuqe, veprim që ka rrezikuar seriozisht jetën e një personi që po udhëtonte me biçikletë
Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj është një talent i jashtëzakonshëm i futbollit gjerman, ndërsa si drejtues automjeti lë për të dëshiruar. 20-vjeçari i Schalkes ka sërish probleme me policinë gjermane, pasi është përfshirë sërish në aksidente automobilistike, shkruan albinfo.ch.
Sipas autoriteteve në Osnabruk, ku jeton futbollisti, më 3 tetor Avdijaj nuk ka respektuar shenjat e komunikacionit, duke kaluar semaforin me të kuqe, veprim që ka rrezikuar seriozisht jetën e një personi që po udhëtonte me biçikletë.
Dhe sikur të mos mjaftonte ky rast, Avdijaj ka dëmtuar një automjet tjetër gjatë parkimit, dhe ç’është më e keqja nuk ka njoftuar për dëmin që ka bërë.
Sikurse njofton ‘Bild’, lojtari ia ka treguar ngjarjen drejtorit sportiv Chtistian Heidel, i cili më pas e ka ndëshkuar me gjobë në bazë të rregullores së klubit.
Mesfushori shqiptar është një person me precedent përsa u përket aksidenteve automobilistike. Dy vite më parë ai ishte shkaktar i një aksidenti me veturën e tij që kushtonte 150 mijë euro.
Donis Avdijaj ishte kthyer vetëm pak ditë më parë në stërvitje pas mungesës tremujorë për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë fazës përgatitore.
Sezonin e kaluar talenti shqiptar luajti në formë huazimi te Sturm i Gracit, por drejtuesit e Schalkes të kënaqur me zhvillimin e tij si futbollist e kthyen në shtëpi. Për Avdijajn kanë shfaqur interes klube të mëdha në Evropë, çka i detyroi “blutë” mbretërorë të përfshinin në kontratën e tij një klauzolë largimi që shkon thuajse 50 milionë euro.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











