Bota

Bankat evropiane, me borxhe

Borxhet janë krijuar në vitin 2008, në kohën e krizës financiare globale, sidomos në Evropë, me pasojat e borxhit të Greqisë ndaj kreditorëve ndërkombëtarë

Sipas të dhënave në dispozicion të Bankës Qendrore Evropiane, ekziston rreziku i madh për bankat evropiane për shkak të borxheve të këqija, shuma e të cilave shkon deri në një trilion euro.

Problemet mund të lindin pasi Banka Qendrore e Evropës do të pezullojë programet për të stimuluar rritjen ekonomike për bankat, dhe pamundësia e kompensimit të humbjeve me këto mjete është një kërcënim i madh për borxhin evropian.

Borxhet janë krijuar në vitin 2008, në kohën e krizës financiare globale, sidomos në Evropë, me pasojat e borxhit të Greqisë ndaj kreditorëve ndërkombëtarë, si dhe të performancës së dobët ekonomike të shteteve jugore të BE-së.

Pjesa më e madhe e borxhit të qytetarëve dhe kompanive nuk mund t’u paguhet bankave në kohë ose plotësisht, kjo hyn në kategorinë e konsumatorëve të rrezikshëm, kështu që ata nuk mund të marrin ndonjë kredi të re. Banka Qendrore Evropiane pritet të shkurtojë 60 miliardë euro ndihmë në muaj për bankat evropiane.