Sport

Baseli kundër Manchester Cityt

Baseli në grupe ishte ndeshur me Manchester United. Për kampionët e Zvicrës luajnë dyshja shqiptare Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampionëve, ku do të ketë ballafaqime mjaft interesante.

Kampioni i Zvicrës nuk kishte short të mirë, dhe do të përballet me liderin e Premierligës, Manchester Cityn.

Baseli në grupe ishte ndeshur me Manchester United. Për kampionët e Zvicrës luajnë dyshja shqiptare Taulant Xhaka dhe Albian Ajeti.

Në takimet tjera, Real Madrid do të përballet me Paris Saint Germian, kurse Chelsea me Barcelonën.

Ndeshjet e para zhvillohet më datë 13/14 dhe 20/21 shkurt 2017, ndërsa ato të kthimit me 6/7 dhe 13/14 mars.

Të gjitha çiftet

Juventus-Tottenham

Basel-Manchester City

Porto-Liverpool

Sevilla-Manchester United

Real-Madrid-PSG

Shakhtar-Roma

Chelsea-Barcelona

Bayern-Besiktas