E-Diaspora
Familja dëshironte të bëhej bujk, ai u bë skulptor i suksesshëm
Gazeta austriake “NÖN” i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme skulptorit shqiptar Destan Gashi dhe bashkëshortes së tij, Barbares, me ç’rast ata gjatë vikendit të kaluar kishin hapur atelier, ku nëpërmes saj kanë treguar edhe punën e tyre. Në këtë artikull gazeta përshkruan një historiat për çiftin Gashi.
Barbara dhe Destan Gashi janë piktorë dhe skulptorë, të cilët kanë atelien e tyre në Himberg të Vjenës. Destan Gashi është shqiptar i Kosovës dhe ka 63 vjet. Në shkollën fillore, një mësues i tij kishte vërejtur talentin që kishte për art dhe e kishte sugjeruar për të ndjekur shkollën e këtij drejtimi në Kosovë. Më vonë ai shkoi për të studiuar artin në Bruksel, transmeton albinfo.ch.
Gazeta shkruan se familja e tij merrej më bujqësi dhe ata nuk ishin shumë entuziast për degën që kishte zgjedhur Destani. Më shumë preferonin që ai të bëhej bujk.
Në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel ai ka studiuar për pikturë. Kur e futi diplomën e tij në xhep, Gashi kthehet të japë mësim si mësues i artit në shkollën ku e kishte përfunduar personalisht si fëmijë. Më 1981 u njoh me bashkëshorten e tij, Barbarën.
Së bashku më Barbaren, Gashi vendosi që përsëri të shkojë në Bruksel, tani për të studiuar për skulpturë. Destani e bindi Barbaren për të studiuar për art dhe ajo vendosi për pikturë. Të dy artistët në vitin 1987 u zhvendosen për të jetuar dhe punuar në Vjenë dhe që nga viti 2012 skulptori punon në një sallë në Himmberg, duke punuar figura të bukura prej guri. Dita e martë për Barabara Gashin është një ditë kreative. Ajo inspirohet nga puna e Destanit që e bën prej gurit.
Që nga viti 2014 Destani është duke punuar në një cikël kostumesh shqiptare prej gurit. Guri i preferuar i Destanit vjen nga Carara Steinbruch (më këtë guri kishte punuar edhe Michel Angelo).
Barbara dhe Destani kanë një djalë 16-vjeçar dhe emri i tij është Guri.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













