Kosova
Futbollistet e Kosovës mundin kroatet
Heroina e ndeshjes ka qenë Modesta Uka, e cila ka realizuar golin e vetëm të takimit dhe i ka siguruar tri pikë shumë të vlefshme për Kosovën
Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Kroacisë me rezultat 1:0, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2027.
Pas fitores bindëse që kishin arritur në shtëpi ndaj Gjibraltarit, futbollistet e Kosovës kanë vazhduar me paraqitje të mira edhe në këtë ndeshje kundër Kroacisë, që konsiderohej favorite e grupit, raporton rtklive.com.
Heroina e ndeshjes ka qenë Modesta Uka, e cila ka realizuar golin e vetëm të takimit dhe i ka siguruar tri pikë shumë të vlefshme për Kosovën.
Me këtë fitore, Kosova e mbyll muajin mars me gjashtë pikë, duke kryesuar renditjen në Grupin 2 të Ligës C.
Pas ndeshjes, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përgëzuar futbollistet dhe stafin teknik për paraqitjen dhe rezultatin.
“Përgëzime lojtareve dhe stafit teknik për këtë paraqitje të shkëlqyeshme dhe për këtë fitore shumë të rëndësishme drejt objektivit për kalim në Ligën B. Ju priftë e mbara edhe në ndeshjet e ardhshme. Forca Kosovë!”, ka thënë Ademi.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve










