Sport

FIFA: 208 vende luajnë ndeshje miqësore me Kosovën

FIFA: Klubet kosovare të zhvillojnë ndeshje miqësore ndërkombëtare me 208 vende anëtare të UEFA-s

FIFA dhe UEFA kishin bllokuar më herët këtë ambicie të Kosovës, për shkak se shtetësia e saj nuk njihet nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka propozuar këtë formë të ndryshimit të politikave në mbledhjen e së hënës.

“Ishte vetë Blater ai që kërkoi nga komiteti ekzekutiv dhe vetëm një konfederatë e refuzoi propozimin”, citohet të ketë thënë Xherom Valcke,  sekretar i përgjithshëm i FIFA-s.

Tetë votat e UEFA-s, kundrejt panelit 24 anëtarësh të FIFA-s, dështuan ta bllokojnë këtë nismë.

“Kjo nuk është njohje e Kosovës si shtet, por është njohje se e një vendi ku luhet futbolli”, ka thënë Valcke, duke vlerësuar se kësisoj ofrohet edhe kredibilitet.

“Ata ishin të shqetësuar se lojtarët e tyre po merren nga klubet e jashtme, të vendeve të ndryshme”, ka thënë Vackle nga FIFA.

Disa lojtarë të lindur në Kosovë, e më vonë të vendosur në Zvicër, luajnë për ekipet që intonon himnin e vendeve adoptime.

Statutet e FIFA-s ua lejojnë lojtarëve që kanë lidhje me Kosovën të transferojnë detyrimet që kanë nga një ekip kombëtar nëse vendi i tyre fiton njohje të plotë ndërkombëtare.