Zhvillim

Gjermanët: Pesë gjërat që nuk bën t`i  humbisni në Shqipëri

Pesë gjërat që nuk duhet të humbisni sipas reportazhit në Shqipëri janë: Kepi i Rodonit, kryeqyteti Tirana, Parku Kombëtar në Llogara, plazhet e jugut dhe Syri i Kaltër

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë për Shqipërinë, kurse e radhës është “bento.de” me një reportazh të gjatë, duke treguar shumëçka për tokën e shqiponjave, përcjell albinfo.ch.

 

Udhëtimi i ekspeditës gjermane zgjati tri ditë në rrugët shqiptare, derisa kanë mbetur të befasuar për të mirë me atë se çfarë kanë parë në Shqipëri.

 

Rruga ka qenë lehtë e kalueshme, edhe pse ka pasur vështirësi dhe rregullat nuk kanë qenë shumë të qarta. 350 kilometra nga veriu në jug, mund t’i kaloni pa problem për një javë, derisa mund të gjeni pak kohë edhe për të pushuar.

 

Pesë gjërat që nuk duhet të humbisni sipas reportazhit në Shqipëri janë: Kepi i Rodonit, kryeqyteti Tirana, Parku Kombëtar në Llogara, Plazhet e jugut dhe Syri i Kaltër.