Shkurt.ch

Gjermani: “Me burka kërkoni një vend tjetër”!

Aleatët konzervativ bavarez të kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë përpiluar një listë të kërkesave, duke përfshirë edhe një limit mbi migracionin dhe ndalimin e burkas, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.

Merkel pranoi se politika e saj e dyerve të hapura për emigrantët (rreth një milion mbërritën në Gjermani vitin e kaluar) ka kontribuar në konfuzion dhe dështim.

“Numri maksimal prej 200,000 refugjatësh duhet të jetë kufiri në vit për integrim të suksesshëm dhe duhet të specifikohet në ligj”, thotë dokumenti.

Merkel ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur një kufizim të ngjashëm në numrin e emigrantëve.
Dokumenti politik flet për një Gjermani të vlerave dhe theksoi se “Gjermania duhet të mbetet Gjermani“, duke bërë thirrje për ndalimin e burkas.

“Kush dëshiron të jetojë me burka, duhet të kërkojë për një vend tjetër”, thuhet në tekst, përcjell albinfo.ch.