Lifestyle
Klipi zyrtar me Dua Lipën në finalen e Ligës së Kampionëve
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon me suksese në karrierën e saj. Ajo është njëra nga këngëtaret më të preferuara në Evropë, por edhe më gjerë, shkruan albinfo.ch.
Tashmë, UEFA, ka publikuar edhe kripin zyrtar, ku paralajmërohet se Dua Lipa do të këndojë në ceremoninë e finales në Ligën e Kampionëve.
22-vjeçarja do të bëjë spektakël në NSC Olimpiyskiy Stadium të Kievit, më 26 maj në prag të ndeshjes mes Liverpoolit dhe Real Madridit.
Duke folur për Press Association, këngëtarja ka shpjeguar se po pret me padurim të bëjë gjëra që nuk i ka bërë në skena të tjera.
“Është një skenë shumë e madhe, prandaj mendoj se do të jetë shumë qejf. Dua të mos tregoj shumë por do të jetë një festë e çmendur dhe të gjithë tifozët do të kërcejnë”, shprehet ajo.
“Është një paraqitje aq e madhe, pikërisht ashtu siç kërkoj unë pasi dua të përmirësohem gjatë gjithë kohës”, theksoi këngëtarja shqiptare.
https://twitter.com/ChampionsLeague/status/993785077548044293?tfw_creator=TeleSportAl&tfw_site=TeleSportAl&ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fkengetarja-shqiptare-do-te-kendoje-ne-ceremonine-hapese-te-finales-se-champions-league%2F
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













