Muzikë
Rita Ora shkëlqen në Red Sea International Film Festival
Rita Ora ndër yjet më të komentuara në Red Sea International Film Festival
Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ishte ndër figurat më të komentuara të mbrëmjes në edicionin e sivjetëm të Red Sea International Film Festival, i cili po zhvillohet nga 4 deri më 13 dhjetor në distriktin historik Al-Balad, në Jeddah, përcjell albinfo.ch.
Tapeti i kuq i së enjtes mblodhi personalitete të mëdha të kinemasë botërore – nga Hollywood-i te Bollywood-i, e deri te industria filmike e Lindjes së Mesme. Ndër të ftuarit spikasin emra si Adrien Brody, Queen Latifah, Kirsten Dunst, Jessica Alba, Uma Thurman, Ana de Armas dhe Daniel Kaluuya, ndërsa vëmendje të madhe mori edhe artistja shqiptare Rita Ora.
Rita u paraqit me një fustan të zi elegant me detaje të guximshme dhe linja moderne, ndërsa flokët e kapur lart i dhanë paraqitjes një prekje klasike e të sofistikuar. Shumë prej mediave e renditën ndër dukjet më të spikatura të mbrëmjes.
Në një reagim në rrjete sociale, ajo falënderoi ekipin e saj për mbështetjen dhe tregoi se para çdo paraqitjeje në tapetin e kuq “gjithmonë zhvillon një bisedë me veten”, duke e përshkruar momentin si emocional dhe motivues.
Red Sea International Film Festival vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon, duke promovuar filma, talente dhe projekte ndërkombëtare nga e gjithë bota.

E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Projekti “AHV 2030” i Këshillit Federal mund të dyfishojë pensionet Kjo do të krijojë një nxitje për të vazhduar punën edhe pas moshës 65 vjeç... -
Korrupcion në rastin e shantazhit në Ruag: A luajti SHBA ndonjë rol? -
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana ende presin ndihmë -
Për pak përplasje trenash pasi makinistët e SBB-së nuk e dinin gjuhën e njëri tjetrit -
Zviceranët: “E shohim problemin e migracionit, por iniciativa ishte tepër ekstreme”













