Maqedonia

Një milion qytetarë të Maqedonisë e përdorin Facebook-un

Në Maqedoni internetin e shfrytëzojnë rreth 503.000 njerëz, apo 72,2 për qind e popullatës, ndërsa një milion janë të kyçur në rrjetin social Facebook, tregojnë të dhënat e ueb sajtit të specializuar “Internet world stat”, transmeton Mia.

Nga vendet e rajonit më shumë se qytetarët e Maqedonisë e përdorin internetin në Slloveni, 75.5 për qind dhe në Kroaci 74.4 për qind.

Pas Maqedonisë renditen Mali i Zi, Bosnja, Greqia, Serbia, Shqipëria me 66.4 % dhe Bullgaria me 59.8 për qind. Në Evropë internet përdorin 659.6 milionë njerëz, ndërsa Facebook-un 343.2 milionë, përcjell albinfo.ch.

Rrjetet globale online më shumë përdoren në Islandë dhe në Norvegji, pothuajse nga 100 për qind e banorëve, kurse më pak përdorues të internetit ka në Ukrainë, 52.5 për qind.